Shqipëri, ISHP vaksinon 300 besimtarë të cilët shkojnë në Mekë

Për të evituar transmetimin e sëmundjeve infektive, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vaksinat për të gjithë ata persona që nisen për në Mekë, si dhe i ka pajisur me broshura që përmbajnë këshilla higjieno-sanitare, mbi veshjen dhe përshtatjen me kushtet e motit atje, njofton portali Albeu.

“ISHP vaksinon qytetarët që dëshirojnë të shkojnë në pelegrinazhin e Haxhit, me vaksinën e meningo-kokut dhe janë vaksinuar deri tani rreth 300 qytetarë. Të gjithë që do të kenë shenja të temperaturës së pashpjegueshme e vështirësi në frymëmarrje duhet të paraqiten menjëherë përpara organeve shëndetësore si atje, edhe në Shqipëri, kurdoherë që shenjat mund të paraqiten”, deklaroi Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP. Të gjithë besimtarët janë këshilluar në lidhje me mënyrën e ruajtjes nga sëmundje të ndryshme infektive për shkak të mbipopullimit dhe të ardhurve nga vende të ndryshme të botës. Këtë vit i është dhënë një rëndësi më e madhe vaksinimit të këtyre qytetarëve, për shkak të një virusi të ri që është shfaqur në vendet e lindjes. “Këtë vit është shfaqur e Coronavirus në vendet e Lindjes së Mesme dhe pikërisht Arabia është vendi me numrin më të madh të rasteve me këtë virus, që shkakton sëmundje të rënda me vdekshmëri tepër të lartë, ndaj qytetarët janë porositur të kenë një maskë respiratore, të dezinfektojnë duart, etj”, tha Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Lajme të ngjashme

Back to top button