“Kumanova”, Dehari: Mund të parandalohej, marreveshja e Ohrit te rishikohet (VIDEO)

Ngjarjet në Kumanovë janë përjetuar keq nga shqiptarët në Maqedoni por edhe më gjerë. Fatmir Dehari, një ish-luftëtar, ish-zvendës ministër i Brendshëm pas luftës dhe drejtues i komunës së Kërcovës aktualisht, në një intervistë për News24 flet për ngjarjen, njohjen personale me të vrarët në Kumanovë si dhe ndikimin që pati kjo ngjarje për shqiptarët si në aspektin psikologjik dhe atë ekonomik. Kjo ngjarje sipas Dehari ktheu pas Maqedoninë duke zhbërë besimin që qytetarët krjuan për institucionet në kaq vite. Por ky besim nuk ka humbur vetëm nga shqiptarët por edhe nga vetë maqedonasit. Ndërsa Marrëveshja e Ohrit për të, duhet riparë thellësisht.

Z. Dehari, si i mendoni ngjarjet e fundit në Kumanovë dhe cili është përceptimi i situatës nga shqiptarët ?

Ajo cfarë ndodhi në Kumanovë për fatin tonë si shqiptarë, pa i ndarë në ato të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë por në tërësi është një fatkeqësi. Ndodhi një moment i pa papritur për të gjthë ne, befasues në një kohë që cdo shqiptar mendon integrimin drejt një jetë më të mirë dhe kualiteti jetese pranë vendeve të tjera me të zhvilluara ndërsa këtu te ne, kthim mbrapa, vriten njerëz, një imazh shumë i keq. Dikush familjar, diskush i afërmt dikush shok dhe kjo sitatë krijoi një gjendje të rënduar brenda nesh dhe familjeve tona për imazhin tonë si qytetarë dhe shqiptarë në raport me rajonin dhe Europën. U përjetua shumë rëndë nga të gjithë dhe tani pas një muaji përsëri flitet dhe përjetohet ngjarja e Kumanovës brenda shqiptarëve me plot dhimbje. Përpos të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë që bëjnë përpjekje për të zbutuar ato pasoja, sidoqoftë njerëzit nuk kthehen më, mbetet ti kujtojmë ata dhe ngjarjen. Secili nga ne është përgjegjës si individ dhe si institucione në Maqedoni në Shqipëri në Kosovë, të ndikojnë në zbutjen e atyre familjeve që humbën të dashurit e tyre por pastaj edhe ato familje që pësuan atë tmerr në aspektin psikologjik. Ajo situatë ka lënë pasoja drejtëpërdejta për njerëzit aty dhe për të gjithë ne, jemi përgjegjësi që të japim kontribut maksimal që të zbusim atë situatë që na goditi të gjithëve.

A keni një perceptim personal se përse ndodhi kjo gjë në Kumanovë, dhe pse pikërisht aty ?

E përjetuam së bashku me atdhetarët tanë shumë rëndë, pse erdhi dhe si erdhi është një temë që duhet studiuar thellë nga institucionet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Mendoj se ka hapësira veprimi institucionale dhe njerëzore për të parandaluar situata të tilla. Flitet dhe përflitet nga temat më të ndryshme, nuk jam idhtar i këtyre muhabeteve, është një situatë e rëndë dhe do një kthejllësi më të madhe dhe nuk duhet ngarkuam më shumë me thashetheme dhe me qëndrime individuale apo të qarqeve të ndryshme. S’ka se si mund të jetë më rëndë, është një situatë e përgjegjshme për të gjithë ne për të dhënë mendime. Brenda shqiptarëve ka shumë plagë të cilat duhet të shërohen duke nisur nga varfëria papunësia por edhe nga të drejtat politike të shqiptarëve brenda rajonit që mund të avancohen këtu në Maqedoni. Mendoj se mund të jenë shumë faktorë që kanë ndikuar por sido që të jetë, institucionet dhe qytetarët të ndihmojnë në parandalimin e këtyre situatave për të parë se sa janë të nevojshme të na ndodhin këto.

Lajme të ngjashme

Back to top button