Kartonë të gjelbër edhe për një muaj

Kartoni i gjelbër për makina do të mund të nxirret edhe për një muaj, për dallim që deri më tani kishte opsion vetëm për një vit. Ky propozim ligj pritet të miratohet nga Kuvendi. Për automobilët deri në 66 kilovatë kartoni i gjelbër për një muaj do të kushtojë 30 euro, kurse për makinat mbi 66 kilovatë kartoni do të kushtojë 50 euro për një muaj. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi para pushimeve verore.

Ndryshe, deri më tani për makina kartoni i gjelbër ka mundur të nxirret vetëm për një vit ose deri në momentin kur i skadon afati regjistrimit të makinës. Për automjetet deri në 66 kilovatë çmimi ka qenë 60 euro, kurse për makinat më të mëdha 90 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button