Recension: Masa efektive për zvogëlimin e papunësisë

Ky recension mund të përfundojë menjëherë pas fjalisë së dytë. Në të konstatojmë se nuk ka gazetari kur përmbajtjet mediatike, plotësisht të njëjta, prej shkronjës së parë deri në të fundit, të cilat vijnë nga një qendër distribumi, publikohen në media të ndryshme, e madje edhe i nënshkruajnë gazetrarë të ndryshëm.

Kjo është gazetari “tailor-made”, apo në gjuhën tonë, artikuj të krijuar, të prerë, të ngjitur, të përgatitur sipas masave dhe dëshirave të një qendre, dhe pastaj të distribuara deri te redaksitë. Atje, si duket, ka dikush që e ka për detyrë t’i lexojë tekstet, nëse bëhet fjalë për media audio-vizuale, ose të bëjnë copy-paste nëse bëhet fjalë për media të shtypura ose për portale interneti.

Në këtë procedurë nuk ka as “g” nga gazetaria”.

06112015-RepublikaMerkiLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Masa efektive për zvogëlimin e papunësisë

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015, 09:14

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Në këtë, link të parë ju ofrojmë pasqyrë të tekstit të përpiluar dhe të distribuar që është publikuar në portalet e internetit, ndërsa në, linkun e dytë, pasqyrë të tekstit të njëjtë të publikuar në disa televizione.

Kjo do të thotë, se në fakt, edhe nuk kemi se çka të recensojmë, gjegjësisht, nëse është patjetër, duhet të themi se bëhet fjakë për përmbajtje të porositur mediatike. Për shkak se vjen nga një qendër distriubimi, ky tekst është politikisht i anshëm dhe e shkel nenin 14 të Kodit të gazetarëve, i cili insiston që gazetarët të sigurojnë distancë profesionale nga qendrat politike të fuqisë. Madje edhe titulli te shumica është i njëjtë.

Përveç asaj se bëhet fjalë për plagjiat, kur disa redaksi madje edhe e nënshkruajnë këtë tekst, të gjorët e harrojnë edhe nenin 17 të Kodit të gazetarëve, i cili rekomandon:

Gazetari ka të drejtë ta refuzojë detyrën e punës nëse është në kundërshtim me parimet e këtij Kodi.

A jam duke dëgjuar, se përderisa e lexoni këtë, jeni duke i thënë recensuesit është naiv, dhe se në fakt, ky është edhe një kontribut në fushatën permanente politike. E dini çka, keni plotësisht të drejtë!!!

Lajme të ngjashme

Back to top button