Aksion për siguri më të madhe të çiklistëve në komunikacion

Në kuadër të aksionit “Me biçikletë në rrugë nëpër tërë qytetin” sot do të prezantohet etiketa e veçantë “Mendo për çiklistët” me të cilën do të ngritet vetëdija e shoferëve për siguri më të madhe të çiklistëve në komunikacion.

Etiketat e para në automjete do të vendosen nga ana e kryetarit të Këshillit republikan për siguri e komunikacion në rrugë, Stojçe Stamenkovski dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes auto moto të Maqedonisë, Dimitar Minovski.

Aksionin e organizojnë Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë në bashkëpunim me Lidhjen auto moto të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button