fbpx

Grabar-Kitaroviç: Kryqi i thyer në stadium dëmtoi pamasë reputacionin e Kroacisë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dënoi ashpër shfaqjen e kryqit nazist në fushën e stadiumit ”Poljudi” në Split.

“Dënojmë ashpër kryqin nazist në fushë, gjatë ndeshjes mes ekipeve kombëtare të Kroacisë dhe Italisë. Kroacia ka probleme shumë serioze me huliganët që kanë për qëllim të denigrojnë jo vetëm futbollin kroat, por edhe shtetin e Kroacisë”, thuhet në deklaratën e presidentes kroate.

Ajo theksoi se është e nevojshme për të kryer një hetim urgjent në lidhje me këtë rast.

“Kjo ka shkaktuar dëmtim të pamatë të reputacionit të qytetarëve dhe të vendit tonë në botë dhe kësaj duhet t’i japim fund. Kërkoj hetime urgjente, reagim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve relevante në përpjekje për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimit”, theksoi Grabar-Kitaroviç.

Një kryq i thyer, i dukshëm në fushën e stadiumit të Splitit gjatë ndeshjes së të premtes, e vlefshme për Euro 2016 mes Kroacisë dhe Italisë ka detyruar edhe Federatën Krotate të Futbollit (HNS) të kërkojë falje publike.

“Ne paraqesim falje publike ndaj spektatorëve, të ftuarve të ardhur nga Italia dhe lojtarëve të dy ekipeve”, deklaroi HNS-ja në një komunikatë për shtyp.

Një svastika ishte e dukshme gjatë pjesës së parë të ndeshjes në fushën e stadiumit ”Poljud”.

Punonjës të stadiumit ndërhynë gjatë pushimit për të fshirë kryqin e thyer.

Takimi, që përfundoi me rezultatin 1-1 (grupi H), u luajt në një stadium bosh për shkak të sanksioneve që kishte vendosur UEFA kundër ekipit kroat.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close