Recetë natyrale për problemet me gjëndrrën tiroide

Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide, e dijnë sa e vështirë është dhe se sa shumë mund ti shkatërrojë funksionet e trupit.
Personat që janë më të prekur nga kjo sëmundje janë kryesisht femrat e moshës 35 vjeçare. Femrat janë dhjetë herë më të prekura nga kjo sëmundje.
Edokrinologët amerikanë kanë thënë se të paktën 30 milionë amerikanë vuajnë nga çregullimi i gjëndrrës tiroide derisa sipas tyre janë edhe shumë njerëz të tjerë të cilët nuk janë diagnostifikuar, transmeton Klan Kosova.
Disa nga simptomat e kërtij çrregullimi janë si më poshtë:
- Dobësi muskulore
- Rrahje të shpejta të zemrës dhe rritje të pulsit
- Rënie nga pesha
- Drithërima të trupit
- Nervozizëm
- Gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim
- Problem me lëkurën
- Rënie të flokëve
- Thonjë të butë
- Çrregullim të temperaturës trupore etj.
Por, është një recetë e lashtë natyrale që mendohet se bën mrekulli në lehtësimin e problemeve të gjëndrrës tiroide, transmeton Klan Kosova.
Receta:
40 arra të gjelbërta (të papjekura mirë)
1 kg mjaltë organik
Lani arrat mirë, thani ato dhe pastaj preni ato. Vendosini në një kavanoz qelqi dhe mbuloni ato me mjaltë. Kavanozin lëreni të qëndrojë i ekspozuar në dritën e diellit për 40 ditë. Më pas, vendoseni këtë lëng në një shishe nga xhami dhe konsumoni atë.