fbpx

Akademikja serbe: SHBA dhe Shqipëria po krijojnë një Kosovë të dytë në Maqedoni

Akademikja serbe dhe senatorja e Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Elena Guskova, në një analizë të sajën botuar te “Voltairenet.org”, shkruan se SHBA-të dhe Shqipëria po kërkojnë ta shpërbëjnë Maqedoninë.

Sipas saj, konfliktet e fundit në Ballkan janë rezultat i politikës së SHBA-ve, e cila kërkon që të neutralizojë popujt sllavë, për të zbehur ndikimin rus në Ballkan. Sipas saj, sapo Kosova të anëtarësohet në OKB, shqiptarët në Maqedoni, në Serbinë Jugore, në Malin e Zi dhe në Greqinë veriore do të organizojnë kryengritje për ta shpërbërë Maqedoninë.

Po kështu, ajo shkruan se Perëndimi i mbështet këto plane për të dobësuar serbët, të cilët do të dalin përfundimisht nga orbita ruse.

Gjithashtu, sipas kësaj historianeje, SHBA-të kërkojnë që të ndërtojnë baza ushtarake në Ballkan dhe për momentin, vetëm Shqipëria mund t’ua ofrojë një gjë të tillë.

“Ndërkohë që është kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën, ky hetim mund të nxjerrë fajtore policinë maqedonase dhe kaq do të mjaftojë që të plasin kryengritjet. Shqiptarët do të vazhdojnë të provokojnë derisa të bëhet gjendje lufte në Maqedoni, që do t’i ushtrojë më shumë presion Nikolla Gruevskit. Mjafton të vriten disa shqiptarë dhe UÇK­ja do të formohet sërish. Komuniteti ndërkombëtar do t’i kërkojë paqe Gruevskit me kryengritësit dhe ky i fundit do ta ketë të pamundur ta vendosë atë. Kaq do të mjaftojë që të përsëritet skenari i Kosovës me Serbinë. Në këtë mënyrë do të formohet një tjetër shtet shqiptar kukull në Ballkan”, shkruan ajo. /bw/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close