Demir Kapi, emigrantë nga Siria theren mes veti me hanxharë!

Rreth njëzet emigrantë nga Siria janë rrahur sot në qendrën e Demir Kapisë. Në incidentin e madh që ka ndodhur ka dy persona më lehtë të lënduar, kurse një prej emigrantëve i cili është më rëndë i lënduar është dërguar në spitalin e Velesit. Incidentin e ka pohuar edhe policia, e cila ka nisur hetimin.

Incidenti ka ndodhur pasdite në rrugën kryesore të qytetit. Në një moment janë takuar të dy grupet të clat fillimisht kanë filluar të rrihen. Pas një momenti, njëri prej emigrantëve ka nxjerrë thikën, kurse pas tij një numër më i madh i tyre kanë nxjerrë hanxharë dhe kanë filluar të theren mes veti.

Fatmirësisht në këtë rrahje janë kyçur edhe banorët lokal dhe disa policë të cilët i kanë penguar të dyja palët të ndodhte një masakër më i madh. Në rrugë, janë gjetur disa gjurmë të gjakut.

Në Demir Kapi gjenden rreth 300 emigrantë që janë të vendosur afër stacionit të trenave dhe në afërsi të hekurudhës drejt Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button