fbpx

Lufta në Jemen nuk ka të ndalur, lëvizja Husi përpiqet për ta marrë rajonin Marib

ë paktën 17 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në rajonin Marib të Jemenit në mes pjestarëve pro-qeveritare të mbrojtjes kombëtare dhe lëvizjes shiite Husi (Ensarullah), raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale raportojnë se lëvizja kryengritësit Husi është duke bërë përpjekje për të marrë kontrollin në Marubi, që ndodhet në pjesët qendrore të vendit, të pasura me burime të naftës. Konfliktet më intensive janë zhvilluar në Al-Musejjah, ndërsa forcat e mbrojtjes kombëtare që mbështesin presidentin në detyrë Mansour Hadi Abdurrabbu, kanë bërë rezistencë të fortë, duke i shkaktuar rrebelëve humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

Në konfliktet e një natë më parë u vranë 17 persona dhe u plagosën tre të tjerë, në mesin re të cilëve pjesa më e madhe janë nga rradhët e kryengritësve.

Jemeni nga viti i kaluar është shëndrruar në skenë të krizës të thellë politike dhe të sigurisë të cilat u përshkallëzuan në luftë civile. Arabia Saudite formoi një koalicion nga disa shtete, të cilat në mars të këtij viti filluan sulmet ajrore ndaj pozicioneve të lëvizjes Husi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close