Dyshimet për “Shengenin”, emigrantët arrijnë të lëvizin të pakontrolluar

Abuzimet që kanë zënë vend nga mungesa e kontrolleve, po hedhin hije dyshimi mbi sistemin e “Shengenit”, një nga arritjet më të mëdha e të shumë trumpetuara të BE-së.

Liria që ofronte ky sistem u prit me entuziazëm, megjithatë tani po dalin në dritë probleme të pallogaritura më parë. Ngërcin e krijon lëvizja e emigrantëve nga vende që nuk janë anëtare të bllokut.

Në Bashkimin Europian, këta njerëz hyjnë si fillim, kryesisht nga Italia e pastaj, në pjesën dërrmuese të herëve me pëlqimin e autoriteteve lokale, zhvendosen për në veri duke synuar vende si Austria apo Gjermania.

Rregulli e kërkon që çdo refugjat të regjistrohen në shtetin hyrës të BE-së, por të kaluar në zonën “Shengen”, shanset për t’i shpëtuar kontrolleve janë shumë të mëdha.

Shifrat e kalimeve të paligjshme të kufirit në Gjermani, sipas shtypit vendas që citon burime policore, janë tepër të larta. Për ngjarje të tilla, thonë mediat gjermane.

Një vend anëtar i BE-së mund ta pezullojë përkohësisht sistemin “Shengen” dhe të kryejë kontrolle kufitare.

Sipas njoftimeve të saj, policia që prej datës 26 maj ka konstatuar më shumë se 10.000 kalime ilegale të kufirit, dy herë më shumë se sa janë kapur në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe. Gjatë kontrolleve u konstatuan edhe shkelje të së drejtës për azil apo edhe raste të kalimit të lëndëve narkotike.

Eurodeputetja Monika Hohlmeier i tha “Deutsche Welle” se “Shengeni” është vërtet një sukses i madh dhe askush nuk dëshiron që në pikëkalimet kufitare të ketë përsëri radhë makinash, por se ai nuk duhet të shërbejë si verdikt absolut për mungesën e kontrolleve./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button