fbpx

Çiljeta “tradhton” Berishën, bashkë me Xhensilën këndojnë për LSI

Një nga ikonat e mitingjeve të ish-kryeministrit Berisha ka qenë edhe Çiljeta, e cila performonte shpesh në evenimentet e së djathtës në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Por Çiljeta Çilaga bashkë me këngëtaren tjetër, Xhensila Myrtezaj, kanë kënduar mbrëmjen e kaluar në Durrës për LSI-në.

Në aktivitetin e zhvilluara nga LSI, ku merrnin pjesë Ministri Koka dhe deputetja Kryemadhi, kanë qenë të ftuara edhe Çiljeta dhe Xhensila, të cilat kanë kënduar për aktivistët e LSI.

Çiljeta në fushatat e shkuara ka qenë gjithmonë në krah të Berishës, por me tërheqjen e tij nga mitingjet, Çiljeta duket se ka gjetur strehim te LSI.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close