Vuçiq: Disa shtete të BE-së po na shantazhojnë me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Forumin evropian në Wachau, ka thënë se pritoritet i Serbisë është ruajtja e stabilitetit në rajon, duke kritikuar shtete të caktuara të BE-së që po e shantazhojnë Beogradin me çështjen e Kosovës.

Vuçiq ka tërhequr vërjetjen se në Ballkan ka çështje më me rëndësi se sa ato mes shqiptarëve e serbëve. Ai ka rikujtuar ngjarjet në Maqedoni, duke shtuar se dëshiron të shoh më shumë stabilitet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai poashtu ka thënë se shumica e qytetarëve serbë janë ende ithtarë të idesë për integrim në BE, por se popullariteti i saj po bie, dhe se arsyet për këtë nuk janë vetëm ekonomike, por edhe politike, transmeton Indeksonline.

“Procesi i vlerësimit ka përfunduar, por kapitujt për negociata për anëtarësim nuk janë hapur ende, sepse disa shtete evropiane po presin për finalizimin e çështjeve të caktuara në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Ai poashtu kritikoi edhe “politikanët e caktuar nga rajoni”, duke thënë se Serbia ka pasur më së paku deklarata “budallallëku” në rajon. Ndërsa nuk lë pa përmendur se disa shtete po e shantazojnë Serbinë me Kosovën.

Ai ceku edhe se autostrada Nish-Tiranë ka rëndësi dhe se nëse këtë nuk e financon BE, “këtë do ta bëjmë nga buxheti jonë.” /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button