Kumanovë, Bajram Limani zgjidhet ushtrues detyre kryetar i degës së BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka emëruar Bajram Limani për ushtrues detyre kryetar të Degës së BDI-së në Kumanovë, njoftojnë nga kjo parti.

“Limani dhe ekipi i zgjedhur nga ai do të vijojnë me strukturimin e degës së Kumanovës nëpërmjet të zgjedhjeve partiake në degë. Ky vendim i përkohshëm është në shërbim të strukturimit të mirëfilltë dhe të fuqishëm të BDI-së në Kumanovë gjer në mbajtjen e kuvendit të rregullt zgjedhor.” njoftojnë nga kjo parti.

Bajram Limani ka lindur më 10 nëntor 1958. I burgosur politik, i arrestuar në vitin 1985, ndërsa i dënuar në vitin 1986 me 12 vjet burg. Nga burgu u lirua në korrik të vitit 1991, prej ku vazhdon me aktivitet politike dhe kombëtare. Limani ka vijuar studimet në fakultetin e mjekësisë në Shkup dhe në Prishtinë, ndërsa është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button