Brukseli pret që liderët e Maqedonisë të sërish të kërkojnë ndihmën e tyre

Bashkimi Evropian vazhdon të insiston se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.

Kështu së paku deklarojnë publikisht zyrtarët evropian. Megjithatë në prononcime private, tërhiqet vërejtja se pas takimit të fundit të mbajtur në Bruksel, kreynegociatori i procesit të dialogut në mes të liderëve politik maqedonas, komisari evropian Johanes Hahn ka bërë të ditur se nuk do del më me ndonjë iniciativë konkrete derisa politikanët e Shkupit zyrtar nuk tregojnë gatishmëri për kompromise, transmeton RTK.

Një burim evropian, i afërt me procesin e bisedimeve ka bërë të ditur se deklarimi i Hahn në twitter në lidhje me zhgënjimin që e ndjen me mungesë të përgjegjësisë te disa politikanë, ka të bëjë me dy maqedonasit, si Nikola Gruevskin ashtu edhe Zoran Zaevin.

Nga ana tjetër, i njëjti burim tregon se liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti si dhe Menduh Thaçi kanë treguar gjatë takimit, siç u shpreh ky burim, konstruktivitet dhe maturi të jashtëzakonshme politike.

Sido që të jetë, fati i krizës në Maqedoni tani mbetet ekskluzivisht në duart e liderëve të atjeshëm. Nga selia e Bashkimit Evropian porositet se do aktivizohen vetëm kur iniciativa të vjen nga kryeqyteti maqedonas. Fati i marrëveshjes 6 pikëshe e cila në fillim të këtij muaji u akordua me qëllim të tejkalimit të krizës, pas takimit të Bruskelit mbetet i panjohur. ”Do dëshironim të insistojmë se marrëveshja e 2 qershorit është akoma gjallë, por në dritë të takimit të pasuksesshëm në Bruksel dhe me kalimin e kohës, kjo shkon e zbehet”, tha një zyrtar evropian i afërt me procesin e bisedimeve.

Maja Kocijanciq, zëdhënëse e komisarit Hahn, thotë se marrëveshja e 2 qershorit përbënë të gjitha elementet për një kompromis të mirë. Kjo marrëveshje , e ndihmuar nga komisari Hahn kishte pëlqimin edhe të opozitës, pohon ajo. Hahn sipas Kocijancic, mbetet i gatshëm të kontribuojë me ndërmjetësim të sinqertë.

“Liderët politik të Maqedonisë duhet të fokusohen dhe gjejnë pajtim. Drejtimi i gishtit në lidhej e atë se kush është fajtor për dështim nuk iu ndihmon as atyre as vendit”, tërheqë vërejtjen Kocijancic.

Lajme të ngjashme

Back to top button