Ahmeti kërkon të respektohet marrëveshja e 2 qershorit me komisarin Han

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së në Tetovë, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Bulgarisë, Daniel Mitov, i cili shoqërohej nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Valentin Poriazov, Ambasadori Bulgar në Maqedoni, Ivan Petkov si dhe Këshilltarja e Ministrit, Zonja Desislava Proshkova.

Ahmeti i uroi mirëseardhje Ministrit të Jashtëm Bulgar Mitov dhe e njohtoi mbi qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me krizën aktuale politike në vend, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimin EuroAtlantik, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Bulgaria është vend mik dhe përkrahës i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe është e interesuar për paqë dhe stabilitet në rajon, integritet teritorial dhe sovranitetit të Maqedonisë bashkë me marrëdhënie të mira me fqinjët.

Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje të plotë për arritjen e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë që paraqet obligim edhe nga marrëveshja e arritur me 2 qershor me Komisionerin Hahn dhe e cila u  përkrah nga të gjithë liderët politik. Sa më shpejtë që të arrihet një pajtim mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, aq më shpejtë do të ecim në rrugën tonë drejtë integrimit EuroAtlantik.” ka thënë Ahmeti

Në lidhje me krizën politike,  Ahmeti theksoi që liderët politik në vend duhet t’i japin edhe një shans marrëveshjes së 2 qershorit dhe ta realizojnë atë. Ahmeti gjithashtu i informoi mysafirët që BDI do t’i shqyrtojë zhvillimet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë ku do të merr vendim mbi veprimet e ardhshme, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button