Analisti Suad Misini nga sot në grevë urie për zgjidhje të problemit të emigrantëve

Analisti Suad Misini, nga sot është në grevë urie me kërkesë që urgjentisht të zgjidhet problemi i emigrantëve të vendosur në Qendrën pranuese në Gazi Babë.

“Kërkoj urgjentisht dhe menjëherë: Të miratohet ndryshimet e ligjit për azil, të cilat do t`i mundësojnë një transit të sigurt ose qëndrim të përkohshëm refugjatëve që po kalojnë në territorin e Maqedonisë, si dhe përdorim të lirë të gjitha mjeteve publike për transport: Konkrete dhe masa publike nga ana e ministrisë së punëve të brendshme në drejtim të mbrojtjes së jetesës, sigurisë dhe pronës së refugjatëve. Urgjentisht të lirohen të gjithë refugjatët dhe emigrantët e burgosur në qendrën në Gazi Babë dhe mbylljen e asaj qendre urgjente. Greva nuk do të përfundoj, nëse nuk plotësohen këto kërkesa”, shkruan Misini në Facebook-un e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button