Kohët e sodit, politikanët milionerë, populli në skamje

Rritja e luksit të politikanëve, të pronave milionëshe është i dukshëm vetëm nëse i hidhet një sy deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror në Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Por, krahas rritjes së dukshme të luksit të tyre, kemi edhe gjendje të rënd me të cilën ballafaqohet shumica e popullit të Kosovës.

Të dhënat e institucioneve ndërkombëtar financiare si Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë qartë për një krizë të madhe ekonomike në Kosovë, shkruan Zëri.

Papunësia vazhdon të mbetet rreth 40 për qind, kurse varfëria ekstreme 17 për qind, ndërkohë që lista e milionerëve të Kosovës, kryesisht nga politika, sa vjen e shtohet

Edhe gazeta Koha Ditore ka shkruar për pasurimin e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Përfaqësues të shoqërisë civile si problem kryesor e shohin mos hetimin e prejardhjes së pasurisë. Edhe mekanizmat e krijuar për hetimin e prejardhjes së pasurisë po shihen të padobishëm. Deri tani asnjëherë nuk ka pasur hetim për mënyrën se si politikanët kanë rritur pasurinë përtej pagës që marrin brenda një mandati.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar për këtë vit regjistrat e deklarimit të pasurisë së mbi 4 mijë zyrtarëve të lartë publikë nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, institucionet e pavarura, ndërmarrjet publike, e deri te komunat.

Në bazë të asaj që kanë deklaruar zyrtarët, milionerë ka në secilin institucion.

Janë katër formularë të deklarimit të pasurisë, të qasshëm në faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Ata që realizojnë pagën më të lartë në Kosovë nuk janë as presidentja, as kryeministri e as kryetari i Kuvendit.

Adrian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, është zyrtari që ka pagën katërfish më të lartë se paga e kryeministrit të Kosovës, apo për gjysmë më të madhe se paga e presidentes. Zalli ka pagë vjetore prej 71 mijë e 500 euro, apo rreth 6 mijë euro në muaj, pa llogaritur mëditjet nga udhëtimet që janë 810 euro.

Pas Zallit, pagën më të lartë e ka kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi, i cili merr rreth 50 mijë euro në vit. Qerimi ndërkohë është larguar nga PTK-ja dhe është zëvendësuar me ish-drejtorin e Aeroportit të Prishtinës, Agron Mustafa

Lajme të ngjashme

Back to top button