Bregdeti shqiptar dhe malazez, destinacionet e preferuara turistike të tetovarëve

Bregdeti shqiptar dhe malazez janë destinacionet e preferuara turistike të tetovarëve për pushimet e sivjetme verore. Megjithëse flasin me shumë entuziazëm, shumica nga to theksojnë se nuk janë të sigurt nëse dëshira e tyre për të vizituar plazhet e mrekullueshme dhe shijuar atë që ofron vera do të bëhet realitet.

Qytetarët e anketuar, shprehen të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia, gjë që i nuk ua lejon luksin e planifikimit të pushimeve këtë sezon veror.

“Jo çfarë pushimesh, kemi punë të tjera ende s`kemi arrit tek pushimet. Po megjithatë shpresojmë, ama duhet ndryshime të ketë lart sepse kështu si është duke shku shumë problem është – 90 për qind e popullatës kanë problem me ekonominë”. thotë për Alsat-M, një i anketuar.

Anketa e plotë është në këtë link.

Lajme të ngjashme

Back to top button