Për të qenë i lirë nuk do të thotë, vetëm të jemi të lirë…

Për të qenë i lirë, nuk do të thotë, vetëm të jemi të lirë nga prangat, por të jemi të lirë në fjalën e shprehur, në fjalën e shkruar, të jemi të lirë në zgjedhjet dhe të menduarit tonë të lirë. Por kjo liri nuk është e dëshiruar për ne shqiptarët në Kosovë.

Kosova sot po përballët më shumë probleme të mëdha në të gjitha fushat. Liderët tan, e kanë humbur kredibilitetin e të qenurit udhëheqës për Kosovë. Shumë mirë sot, këtu ne populli shqiptarë e dim kuptimin e të qenurit i lirë, kuptimin e lirisë
Për të qen i lirë nuk do të thotë, vetëm të jemi të lirë nga prangat, por të jemi të lirë në fjalën e shprehur, në fjalën e shkruar, të jemi të lirë në zgjedhjet dhe të menduarit tonë të lirë. Por kjo liri nuk është e dëshiruar për ne shqiptarët në Kosovë.

Në procesin e shtet-ndërtimit edhe mund të ketë lëshime, por lëshimet dhe përbuzja e pupollit nuk është etikë as morale, as njerëzore, as kombëtare, por është anti çdo vlere njerëzore. Sot, edhe pse në kërkim të mbeshtetjes nga liderët që na kërkojnë që ne t’i mbeshtetim dhe t’i përkrahim për më ardh në pushtet, më fjalën për të punuar për ne, për të mirën tonë, për ndërtimin e instuticionve të pavarura në Kosovë, ata na mashtrojnë, na genjejnë, na përbuzin kur ne kemi nevojë për një dorë ndimëse shtetrore, dhe nuk na takojnë fare kur ne kërkojmë t’i takojmë për shprehur hallet tona.

Gjatë fushtave janë në mesin tonë në çdo kasolle, në çdo lagje, në çdo fshat, por kur i hypin pushtetit dhe veturave të zeza si nata, harrojnë popullin, harrojnë kasolla, lagje, fshatra dhe na braktisin. Këta lider kanë harruar se kush është sovrani këty, sovrani është populli dhe populli këtë sovranitet nuk po e përdor, ose nuk po di, ose nuk po ka guxim.

Kohë më parë u hap një zyrë për të takuar deputetet e Kuvendit të Kosovës, për të dëgjuar hallet e qytetarëve, a mund të më thotë dikush çka ndodhi më atë zyrë, a i dëgjuan vërtetë hallet tona, unë ju them jo, jo, jo…

Sot pas disa viteve në liri, pas ca vite në pavarësi, jeta jonë qytetare e popullit shqiptarë në Kosovë, fare nuk ka ndërruar, vetëm sa jemi varfëruar më shumë. Shumë kompani dhe biznese private kanë larguar shumë puntorë nga puna, kanë shitje dhe lëvizje më pakë se sa në disa vite më parë. A është faji i vet pronarve të kompanive më menaxhmentin e tyre, më investime dhe zgjerime të mëdha dhe të dështura.

Pjesën më të madhe e ka qeveria pushtetet e një pasnjishme që kanë udhëhequr në Kosovë, më politika të gabura dhe më politika duke mbrojtur më shumë prodhimet e huja dhe duke shkatrruar prodhimet dhe pronaret, kompanit vedase. Por një përqindje të vogël e kanë fajin edhe kompanit private, jeta e tyre e shfrenuar, shpenzime dhe investime jo në njerëzit e duhur që kanë cilësi për biznes, zgjerim dhe rritje të madhe nga një biznes në tjerin, dhe kjo ka shkaktuar një ngecje a po siq thotë populli ‘’ një rreshqitje për ta’’.

Por nuk mund të anashkalojmë që shumë nga këto biznese për ta ka qen vdekjeprurse Banka, komatat e larta dhe shumë të larta, afate jo të gjata dhe kjo është një faktor potencial që ka varrosur sot bizneset qoftë individual, qoftë ato më shumë se sa individuale dhe më shumë shoqërore.

Kosova është në krizë të thellë, Kosova që nga çlirimi i saj ka qen në krizë, dhe serish është në krizë, jo veç ekonomike por edhe politike. Në Kosovë ka shumë probleme që do marrin kohë për të tejkaluar, do të na duhen vite për të sjell një rend të ri demokratik, dhe një rend të ri shoqëror dhe ekonomik. Kosova akoma është në një mjerim të madh në anën sociale, në Kosovë ka pasur përparim në ca fusha por jo në plotëni siq na thon, siq lexojmë ose dëgjojmë.

Nuk Kosovë për të ec shteti përpara, për të lëviz rrota në të mirën e popullit, na duhetë të mundim frikën më guxim, të drejtojmë gishtin nga fajtori, nga i pa-punëtori, nga i korrupturi, nga vrastari, nga i padituri, nga injoranti, nga antikombëtari, nga të gjithë ata që fare nuk menduan për të mirën e përgjithshme, për të mirën e pupullit, nuk punuan për popull, por u pasuruan për veti dhe më të gjithë klanin e tyre. Këtë gjë them që në Kosovë, popullit i mbyllet goja sepse një pjesë e caktuar e mediave dhe hapsirës ku mund të shprehësh të ndalojnë, të injorojnë, dhe nuk të dhurojnë hapsirë për të shprehuar pakënaqësin dhe të drejtën që ti kërkonë.

Edhe pse në Kosovë është televizoni ‘’ publik’’ai është partiak, sa herë e kanë ftuar qytetarët në qoftë në Akademi Përkujtimire për dëshmorë, qoftë për përurim të librave dhe në rrafshin kulturorë po thuaj se asnjëherë nuk vinë, veç nëse në këtë drejtim ka të veçuar dhe që i takojnë një subjekti politikë. Kjo është ndalimi i lirisë së fjalës, kjo është errësira që ty të mbulohet drita, kjo është ajo që unë dua të kërkoj për të nderuar të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësinë.

Një populli që i largojnë prangat por më mjete politike dhe antinjerëzore i mohohet fjala nuk do jetë kurrë shtet demokratitk edhe pse demokracia si termë është e gjer, dhe shumë e vështirë se ku përfundon demokracia, por në Kosovë shumë pushtete që kishte gjatë këtyre viteve demokracisë i kanë ven një pikë, dhe nëse populli del nga ajo pikë nuk është demokraci, dhe kjo është shumë gabim, mashtrim dhe një ‘’ Mashtrim i Madh’’ siq lexuam në librin e botuar kohët e fundit.

E lusim Zotin të bekoj popullin e Kosovës, të bekoj të gjithë ata që më zemër dhe më punë janë duke punuar për popullin e Kosovës. Zoti i bekoftë të gjithë njerëzimin mbi këtë botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button