Jahjaga do ftojë Nikoliqin në Prishtinë

Duket se presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq do të marrë ftesë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për në Samitin e gjashtë të presidentëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Kosovë.

Duket se Jahjagës nuk i ka munguar dëshira për të ftuar edhe homologun serb, gjë të cilën e bën të ditur me adresimin të një ftese publike për presindentin Nikoliq.

Edhe pse presidenti Nikoliq është shprehur disa ditë më parë se është herët për një takim të tillë mes dy vendeve, Jahjaga ka vendosur ta ftojë zyrtarisht atë.

Të paktën kështu ka bërë të ditur zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentes Arbër Vllahiu, njofton Tribuna.

Sipas tij, presidentja e Republikës që prej pjesëmarrjes në Samitin e tretë në Ohër, në vitin 2011 ka shfaqur gatishmërinë e takimit me presidentin e Republikës së Serbisë. /albeu http://www.albeu.com/kosove/jahjaga-e-gatshme-ta-ftoje-nikoliqin-ne-prishtine/126828/

Lajme të ngjashme

Back to top button