fbpx

Vlerat ecin me kohën!

Abuzivizmi është një dukuri që ka krijuar hapësirë të gjërë në Maqedoni. Ka ardhur koha që të sqarohen gjërat, dhe për këtë duhet të jenë të interesuar shqiptarët në Maqedoni.
Arritjet nuk maten se sa bukur flet dhe MASHTRON, por me atë se sa punë ke bërë dhe sa bën në interes të kombit dhe të popullit. Pikërisht, për këto duket se ndërtimi i së ardhmes do shumë punë dhe sakrifica. Kush është i gatshëm ti përballojë le të vazhdojë, ndërsa të tjerët ta lirojnë rrugën.
Askush më ,nuk duhet të vazhdojë të matet me hijen e mëngjesit. Secili duhet ta kuptojë se vlerat ecin me kohën. Vlerat e kaluara mbeten vetëm nëse u shtohen vlera të reja.

Të mendosh se një herë e një kohë ke bërë diçka me vlerë për kombin e për popullin tënd dhe të kesh të drejtën të jesh i privilegjuar është utopi.
Nuk është aspak e natyrshme të mbetesh rob i të kaluarës. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, janë në unitet të plotë dhe të vazhdueshëm.
Të mendosh se mundet të ecet duke konservuar vlerat e të kaluarës , është njëlloj sikur të mendosh se jetojnë fizikisht edhe të vdekurit. Ndërsa të evidentosh dhe të investosh vlera, do të thotë të rigjenerosh forca për nisma të reja. dhe të prodhosh në vazhdimësi kualitete në interes të atdheut dhe kombit.
Prandaj, të dashurit e mi, edhe ndërtimi i një të tashmeje dinjitoze ,kërkon patjetër edhe një të kaluar dinjitoze, ashtu sikurse mbi këtë bazë mund të ndërtohet një e ardhme me shumë vlera dhe me një rrugë me perspektive për ecurinë e shoqërisë e të bashkësisë.
Sipas kësaj, kuptohet se Maqedonia ka shumë punë. Por , në ecurinë e sajë ajo ka më shumë nevojë, që ajo që duhet për të bërë ,ta bëjnë të gjithë ,shqiptarët, maqedonasit e të tjerët, në të kundërtën ardhmëria jo vetëm se është e zymtë por edhe jo e sigurt.
Maqedonia sot, është e ngërthyer nga një kupolë pushtetarësh të cilët janë shndërruar në hajdutokratë të profilit më ordiner, të pa imagjinuar edhe në teoritë politike. Pastaj ,e ngërthyer edhe me kategori njerëzish ,që nuk lëshojnë kolltukët e pushtetit, sepse trashja e zullumit nuk ua mundësojnë të gjykojnë ndryshe ; pastaj e ngërthyer me kategori njerëzish ,që kërkojnë të marrin pushtetin me çdo çmim;
Dhe, e ngërthyer nga kategori njerëzish karrieristë, që edhe gjatë implementimit të politikave vënë shkopinj nën rrota, me qëllim që profecia e tyre kriminale e perfide se kështu apo ashtu nuk mundë të sendërtohet shoqëria të dalë e vërtetë.
Shikuar nga ky prizëm, është shumë e nevojshme të punohet me ritëm të plotë ,për të aritur ndërtimin dhe implementimin e platformave, programeve dhe ligjeve të nevojshme për një ecje normale politike ,ekonomike, për një paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Mohimi i këtij koncepti, padyshim se për sinonim ka zhbërjen.
Miq të dashur, Maqedonia është akoma në vorbullën e stuhisë. Ajo do të mundë të dalë prej saj, por është detyrë e të gjithëve për tu angazhuar, nëse këtë detyrë ua lëmë vetëm maqedonasve, ata do ta reformatojnë përsëri me koncept diskriminues.

Shqiptarët duhet ta përvetësojnë hisen dhe obligimin e tyre, që në tryezën e gjelbërt ta shtrojnë platformën e barazisë së tyre, në të kundërtën vendi akoma do të mbetet në vorbullën e stuhisë.
Mbase, pat thënë një i ditur, ka një herë më mirë është një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund !

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close