LSDM nuk ndalet, vazhdon me publikimin e “bombave”

LSDM-ja do t’i aktivizojë sërish ‘bombat’. Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel për arritjen e një zgjidhjeje rreth krizës politike, ka pushuar vlefshmëria edhe e marrëveshjes së 2 qershorit të arritur në Shkup.

Respektivisht, heqja e moratoriumit për publikim e materialeve të përgjuara për veprimet e mundshme kriminale të pushtetit.

LSDM-ja sonte pritet të zhvillojë takime koordinative me organizatat joqeveritare për të definuar hapat e më tejshëm. Burime nga LSDM-ja, gjithashtu bëjnë të ditur për Alsat se nuk do të vlejnë më as pikat e tjera të përfshira në dokumentin e 2 qershorit, me të cilat LSDM-ja obligohej të kthehet në parlament. Respektivisht detyrimet në pikën e 6-të të marrëveshjes, apo gjatë periudhës transitore.

Lajme të ngjashme

Back to top button