Policia do t’u tregojë qytetarëve për rreziqet e zjarreve

Në platon para teleferikut në Vodno sot filloi realizimi i fushatës “Vera pa zjarr.” Qëllimi kryesor i kësaj fushate është mbrojtja dhe ruajtja e pyjeve të gjelbër, tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave nga zjarret gjatë verës, duke ngritur vetëdijen e qytetarëve për rreziqet nga paraqitja e zjarreve dhe dëmeve prej tyre dhe në këtë mënyrë përforcimi i besimit dhe bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve.

Aktivitetet do të realizohen në atë mënyrë që nga ana e nëpunësve të policisë, në vendet e zgjedhura më parë do t’u tregojnë qytetarëve mbi rreziqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nga paraqitja e tij e mundshme. Siç është paralajmëruar nga MPB, pas një shpjegimi të shkurtër në lidhje me sjelljen e ndërgjegjshme dhe respektimin e legjislacionit aktual ligjor, qytetarëve do t’u ndahet edhe materiale të përshtatshme promovuese në mënyrë që të krijojnë marrëdhënie me policinë si ndaj subjektit i cili vepron në drejtim të mbrojtjes dhe ndihmës.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës në disa vende në rajonin e SPB Shkup, ku ka frekuenca në rritje të njerëzve dhe automjeteve, dhe në këtë mënyrë edhe rritje të rrezikut për të shkaktuar zjarre, por edhe mundësi të mëdha për arritjen e rezultateve të synuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button