Hillary Clinton mbajti mitingun e parë si kandidate për presidente, mediat e quajnë populiste (VIDEO)

Para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në 2016 në SHBA, Hillary Clinton, kandidatja për presidente nga radhët e Partisë Demokrate duke mbajtur mitingun e parë të saj në New York në fjalimin e saj ka dalë në pah me shprehjen “populistët liberalë”, ku edhe ka mbrojtur politikat për shtresat e mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Hillary Rodham Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit të SHBA-së mitingun e parë të fushatës për garën presidenciale e ka mbajtur në New York, ku ajo ishte zgjedhur më parë senatore. Nga CNN u quajt fjalim populist.

Ajo ka dhënë mesazhe të mbështetjes së shtresës së mesme në fjalimin e saj të mbajtur në parkun dhe ishullin i cili mban emrin e presidentit të 32-të SHBA-së Franklin D. Roosevelt i cili njihet për mbështetje të politikave shtresës së mesme në Partinë Demokrate.

Clinton në fjalimin e saj u shpreh se: “Klasa e mesme ka nevojë për më shumë barazi dhe rritje për një mirëqenie më të përhershme”. Ajo duke theksuar se gjatë mandatit të saj do të marrë iniciativa në mbështetje të shtesës së mesme, ka dhënë mesazhin se është kandidate e të gjithë shtresave.

Hillary Clinton, e shoqëruar në miting nga bashkëshorti Bill Clinton, vajza Chelsea Clinton dhe dhëndëri në fjalimin e saj ka kërkuar mbështetje për presidencën e SHBA-së duke bërë premtime të një gamë të gjerë si për të drejtat e grave, të drejtat e komunitetit LGBT dhe deri në mbrojtjen e mjedisit.

Fushata e Hillary Clinton
Fushata e Hillary Clinton

Ajo duke mos cekur shumë temat e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë kombëtare ka tërhequr vëmendjen me deklarata të ngjashme të përdorura në fushatë nga Presidenti Barack Omaba dhe ajo ka dhënë sinjalet se në rast se do të zgjidhet presidente do të ndjekë politika më agresive, por dhe liberale në krahasim me presidencën e Obamës.

Obama i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2008 dhe 2012 ai pati një mbështetje të madhe nga votat e të rinjve.

Mitingu një New York është ndjekur gjithashtu edhe nga biznesmeni i suksesshëm në SHBA Murat Güzel i cili mbështet Hillary Clinton dhe gjithashtu edhe nga Ali Çınar anëtar i bordit drejtues të Këshillit Koordinues Etnike të Partisë Demokratike i cili është një nga liderët e komunitetit turk.

Ish-Prefekti i Maryland, Martin O’Malley dhe Bernie Sanders, senatori i Vermont duken se janë konkurrentët më të fortë të cilët kanë shpallur kandidaturën në Partinë Demokrate të Clinton.

Lajme të ngjashme

Back to top button