Asgjësohen 7500 bimë narkotike, arrestohen 7 persona në Krujë

Në kuadër të operacionit të koduar “Rinas 2015″, është bërë i mundur arrestimi i 7 personave në Krujë, janë sekuestruar 7500″>7500 rrënjë kanabis dhe disa armë.

Në prangat e policisë mësohet se kanë rënë shtetasit; Artan Varoshi 36 vjeç, Muharrem Dervishi 54 vjeç, Muhamet Vathi 20 vjeç, G.C.17 vjeç, Besim Vathi 46 vjeç, Xhemal Tahiri 41 vjeç dhe Redon Vathi 20 vjeç, të pestë banues në Krujë.

Arrestimi i tyre është bërë pas kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Përroi i fshatit Qerrekë në Krujë u gjetën 6 parcela të mbjella me 7500”>7500 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës material.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë automatiku kallashnikov, 30 fishekë e 5 telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button