Sirianët e larguar nga konfliktet, në pritje në kufi për të kaluar në Turqi

Sirianët vazhdojnë të largohen nga zonat e konflikteve dhe janë mbledhur në kufirin turk, pasi janë larguar si pasojë e bombardimeve të forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA në rajonin Rasulajn të qytetit Heseke të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vërehet se grupi i madh me njerëz të mbledhur në pikën kufitare Akçakale kanë kaluar natën në vijën kufitare.

Gjithashtu vërehet se avionët zbulues të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së vazhdojnë fluturimet në rajon, ndërsa vazhdojnë gjithashtu edhe masat e rrepta të forcave të sigurisë në kufi.

Vetëm në dy javët e fundit afërsisht 15 mijë sirianë janë strehuar në Turqi për shkak të konflikteve në vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button