Vrasje e tmerrshme në Milano të Italisë

Një grua ka ndërruar jetë pasi i është prerë koka dhe një burrë është plagosur, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është bilanci tragjik i një ngjarjeje kriminale të ndodhur gjatë natës që lamë pas në Milano të Italisë.

Gjithçka ka ndodhur në periferinë lindore të qytetit. Krimi është zhvilluar në rrugën Giovanni Antonio Amadeo. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pas kërkesës së policisë, duke konfirmuar vdekjen e gruas dhe duke i shpëtuar jetën burrit të plagosur.

Viktima e vrarë në mënyrë të tmerrshme është një 52-vjeçare italiane, trupi i së cilës është gjetur në banesë, ndërsa koka në oborrin e pallatit.

Personi i plagosur është një amerikano-jugor i moshës 31-vjeçare. Ai ka pësuar një prerje me thikë në pjesën e dorës. Ai është transportuar në spital dhe aktualisht po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve dhe policisë. Deri në këto momente nuk janë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e tmerrshme, ndërsa prokuroria po heton në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button