Arbana Osmani: Nuk kthehem më në Big Brother

Pavarësisht spekulimeve nëpër media online, Arbana Osmani konfirmon për Anabel se e ka mbyllur eksperiencën e saj me reality show-n Big Brother.

Prezantuesja, e cila aktualisht po shijon ditët në shtëpi me djalin e saj 4-muajsh është identifikuar me Big Brother si moderatore e shtatë edicioneve të para.

Këtë vit u mendua se largimi i Arbanës ishte vetëm i përkohshëm, për shkak të mëmësisë, por moderatorja duket se e ka mbyllur marrëdhënien e saj me Big Brother, që na bën të mendojmë se mund ta shohim në ndonjë spektakël të ri.

Vlen të kujtojmë që Arbanën përpara largimit nga ekrani e kemi parë jo vetëm në drejtimin e reality show-t, por edhe të spektaklit “E Diell” e një sërë emisionesh të tjera.

Ndërkaq përsa i përket edicioneve të tjera të Big Brother Albania nuk dihet nëse ky rol do të vazhdojë t’i besohet prezantuesit të këtij edicioni të tetë, Ledion Liço. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button