fbpx

Berisha: E goditëm Francën në pikat e dobëta

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ka thënë se skuadra e tij e ka goditur në pikat e dobëta Francën, dhe në këtë mënyrë arriti të fitojë miqësoren e djeshme që u zhvillua në Elbasan Arena.

“Kjo ishte fitore mjaft e rëndësishme për vazhdimësinë. Jemi munduar të luajmë si të barabartë ndaj Francës dhe u përpoqëm ta godasim në pikat e dobëta. Jemi një ekip që luajmë të bashkuar dhe kjo bën që të marrim fitore”, tha Etriti.

Ai lavdëroi edhe lojtarët që debutuan titullar, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji.

“Jam i lumtur për paraqitjet e Ajetit dhe Alijit dhe me vjen mirë që kemi luksin të zëvendësojmë edhe kur mungojnë lojtaret titullarë. Për mua nuk ka rëndësi kundërshtari pasi mundohem që në çdo ndeshje të jap maksimumin, jo vetëm unë por të gjithë lojtarët e tjerë. Kjo na bën që të luajmë me besim dhe të shpërblehemi me rezultate të mira”, u shpreh Etrit Berisha.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close