Titujt e mediave franceze për fitoren e Shqipërisë

Mediat franceze i kanë thurur lavde Kombëtares shqiptare.

Mund të jetë thjesht një miqësore, por fitorja e Shqipërisë ndaj Francës ka bërë menjëherë jehonë në mbarë botën me mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për disfatën e gjelave në Elbasan Arena, duke përforcuar imazhin e Kombëtares Shqiptare në nivel global.

Rradha fillon natyrisht me të përditëshmen sportive më të rëndësishme Franceze, Lequipe një ndër më prestigjiozet e Europës që në versionin e saj on line, ka zgjedhur sarkazmën për të goditur paraqitjen e ekipit të Descahmps.

“Gjelat ishin me pushime” është titulli i L’Equipe që gjithsesi nuk harron ti japë meritat Shqipërisë ndërsa nënvizon se një Francë pa dëshirë dhe pa imagjinatë u dominua sic edhe ishte llogjike nga Shqipëria.

Vëmendje fitores së ekipit Kuq e Zi i kanë dedikuar padyshim mediat italiane.

“De Biasi shtrin Pogba, Shqipëri- Francë 1-0 ” është titulli i Corriere Dello Sport që fokusohet te protagonistët më të njohur për italianët, trajneri De Biasi dhe ylli i Juventusit Pogba.”

Surprizë, Franca e Pogba e Kondogbia humbet ndaj Shqipërisë” është titulli i faqes së merkatos calciomercato.com që fokusohet te dy prej lojtarëve që janë në qendër të merkatos, por padyshim për të gjitha mediat e tjera , njeriu i ditës është pikërisht Ergys Kace, raporton Super Sport, përcjell Express.

Goditja e lirë e Kaces i jep Shqipërisë fitoren ndaj Francës, raporton në faqen e saj Uefa.com, ndërsa në Angli Daily Mirros vë në dukje perlën e Ergys Kaces që ndëshkoi mikrpitësit e Europianit me disfatën në Elbasan Arena.

Po ashtu edhe Eurosport që në për sa i përket versionit online bashkëpunon me një nga portalet më të mëdhenj në botë, pikërisht Yahoo, e vë lajmin e disfatës së francës në një artikull me fitoren e Portugalisë ndërsa shkruan tregolësh i Ronaldos ndaj Armenisës, figurë e keqe e Francës në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Back to top button