Putin: Turqia përfaqëson tërë Bashkimin Evropian!

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, kanë biseduar pas dyerve të mbyllura në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Siç është raportuar nga Kremlini, gjatë bisedës është dashur të shqyrtohen tema të ndryshme, përfshirë edhe projekte energjetike, raporton TAS S.

Agjencia ruse thekson se më 9 qershor sekretari i Putinit për media, Dmitrij Peskov ka thënë se presidentët e Rusisë dhe Turqisë mund të shqyrtojnë çështjen e ndërtimit të gazsjellësit turk “Rrjedhja Turke” me kapacitet 63 miliardë kubikë, i cili nga Rusia në Turqi përmes Detit të Zi do të sjellë gazin natyror rus, transmeton Indeksonline. .

Deri të gazsjellësi i ri në kufirin turko-grek do të duhej të rrjedhin 50 miliardë kubikë, derisa gjiganti energjetik rus “Gazprom” ka shfaqur gatishmërinë që në Evropë “Rrjedha Turke” të sjellë 47 miliardë kubikë gaz në vit.

“Rrjedha Turke” paraqet alternativë për gazsjellësin e dështuar “Rrjedha Jugore”, realizimin e të cilit Moska e ka shpallur të përmbyllur në dhjetor të vitit të kaluar, derisa segmenti i parë i gazjellësit të ri, sipas paralajmërimit, do të duhej të përfundoj në dhjetor të vitit 2016.

Sipas TAS S-it, Putini në Baku në hapjen e Lojërave të Para Olimpike Evropiane, i ka thënë me buzëqeshje Erdoganit se “Turqia, si kandidat për hyrje në BE, përfaqëson tërë Unionin”.

Kjo ka ardhur pasi që Erdogan është ankuar se asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike në Baku të Azerbajxhanit. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button