Renovës i rrëshqiti kreu nga dora

Renova nuk e shfrytëzoi rastin për të qenë këtë javë në kreun e tabelës së Ligës së Parë, pasi në sekondat e fundit të ndeshjes derbi kundër Metalurgut në Tetovë, ka barazuar 1:1.

“Gipspunuesit kishin epërsi prej 1:0 deri në minutën e fundit me golin e realizuar nga Memedi në minutën e 29-të, kurse mysafirët barazuan me anë të Angelov. Në këtë ndeshje për Metalurgun luajti edhe shkupjani Sedat Berisha, i cili shtatë minuta para fundit për shkak të kartonit të kuq lëshoi fushën.

Shkëndija e Tetovës kësaj radhe nuk ka mundur ta mposht Makedonija Gj.P., duke luajtur baras 0:0. 
Gostivari fitoi një pikë të madhe në ballafaqimin kundër Euromilkut në Shkup. Ndeshja është mbyllur me shifrat 2:2, ndërsa për Gostivarin kanë shënuar Demiri në minutën e 49-të dhe Dehari në atë të 58-të.

Rezultatet: Turnovo-Bregallnica 3:1, Pelisteri-Rabotniçki 1:0, Renova-Metalurgu 1:1, Vardari-Napredoku 3:0, Euromilku-Gostivari 2:2, Makedonija-Shkëndija 0:0.

Renditja: Pelisteri 16, Metalurgu 15, Bregallnica 15, Turnova 14, Vardari 14, Renova 14, Rabotniçki 13, Shkëndija 11, Makedonija Gj.P. 9, Euromilku 7, Napredoku 6, Gostivari 6 pikë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button