Kafeja eliminon rrezikun nga kanceri i mëlçisë i shkaktuar nga alkooli

Alkoolistët janë në rrezik të rritur nga kanceri i mëlçisë, por hulumtimi sugjeron se konsumimi i rregullt i kafesë mund ta zvogëlojë dëmin e shkaktuar nga konsumi i rregullt i alkoolit.

Sipas një studimi të ri të botuar nga studiuesit në World Cancer Research Fund me seli në Londër, pirja e tre apo më shumë pijeve alkoolike në ditë në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e diagnostikimit me kancer të mëlçisë.

Gjetjet, të përfshira në raportin e WCRF Liver Cancer 2015, janë të bazuara në analizën e rreth 34 studimeve shkencore – të dhëna kërkimore shëndetësore nga më shumë se 8 milionë meshkuj dhe femra dhe 24.600 raste të kancerit të mëlçisë.

I njëjti grup i studimeve që e gjeti një korrelacion pozitiv në mes të tri pijeve të përditshme dhe kancerit të mëlçisë gjeti gjithashtu se konsumi i rregullt i kafesë ishte i lidhur me një rrezik të zvogëluar të kancerit të mëlçisë.

Hulumtuesit thonë se mekanizmi për efektet antikancerogjene të kafesë nuk është i qartë, dhe se janë të nevojshme më shumë hulumtime.

“Mekanizmat që e mbështesin një efekt mbrojtës të kafesë në kancer të mëlçisë lidhen kryesisht me studimet në kafshë, edhe pse disa studime të njeriut kontribuojnë në prova”, shkruajnë hulumtuesit në raportin e publikuar kohët e fundit.

“Si kafeja ashtu edhe ekstraktet e kafesë janë treguar se e reduktojnë shprehjen e gjeneve të përfshira në inflamacion, ndërsa efektet duket të jenë më të theksuara në mëlçi,” përfundon raporti.

Studimi gjithashtu zbuloi se një sasi e konsiderueshme e hulumtimit e sugjeron një lidhje midis aflatoksinave dhe kancerit të mëlçisë. Aflatoksinat janë toksina të prodhuara nga myku.

“Aflatoksinat janë të prodhuara nga magazinimi joadekuat i ushqimit, dhe në përgjithësi janë një çështje e lidhur me ushqimet nga rajonet e ngrohta, në zhvillim, të botës,” sqaruan hulumtuesit e WCRF në një përmbledhje të raportit, transmeton Koha.net. “Ushqimet që mund të preken nga aflatoksinat përfshijnë drithëra, erëza, kikirikë, fistikë, arra brazili, speca djegës, piper i zi, fruta të thata dhe fiq.”

Kanceri i mëlçisë ës htë lloji i dytë vdekjeprurës i kancerit në mbarë botën. Në vitin 2012, 746.000 persona vdiqën nga kanceri i mëlçisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button