Vuçiq: 23 qershori, ditë e rëndë për Serbinë (Video)

Duket se ka humbur optimizmi i palës serbe se negociatat me Kosovën do t’i sjellin dobi Beogradit. Të paktën, këtë e ka konfirmuar kryeministri i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i cili dy ditë më parë tha se në takimi i 23 qershorit do të jetë i rëndë për Serbinë.

Ai iu ka bërë thirrje serbëve për unitet të plotë, pavarësisht se çfarë mund të ndodh në Bruksel.

E, këtë qëndrim të Vuçiqit, Valon Murtezaj – këshilltari për punë të Jashtme i kryeministrit të Kosovës – e sheh si dorëzim të Serbisë karshi shtetësisë dhe statusit juridik të Kosovës.

Mirëpo, heqjen dorë të Serbisë prej pretendimeve të mëhershme në Kosovë, ish udhëheqësi kosovar në kohën e Jugosllavisë, Azem Vllasi, e cilëson si dorëzim të tyre para ndërkombëtarëve. /Klan Kosova/

Lajme të ngjashme

Back to top button