Durrësi bën 80% të plazhit me pagesë

Reduktohen hapësirat për plazhe publike në bregdetin shqiptar, 80% e sipërfaqes së plazhit do të jetë ligjërisht e zaptuar nga çadrat me pagesë.

Këshilli Bashkiak i Durrësit, mbrëmjen e kaluar ka miratuar hartën e re të ndarjeve të hapësirave të plazheve në varësi të gjerësisë së terrenit në qytetin e Durrësit.

Gjatë diskutimit të kësaj çështjeje u vu re reduktimi me 20% më pak i hapësirës për plazhe publike. Kështu, nga 40% e sipërfaqes që lihej në dispozicion të publikut nga Bashkia e Durrësit me vendim të Këshillit Bashkiak përkundrejt 60% të brezit ranor, që ndahej mes subjekteve private gjatë sezonit turistik, sipërfaqja tkurret.

Kështu p.sh. në një total sipërfaqeje parcelash prej 613 m² në plazhin e Currilave, vetëm 123 m² do të jetë me funksion publik, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Back to top button