fbpx

Horoskopi ditor, 14 qershor 2015

Dashi

Është një ditë për të bërë disa punë në fshehtësi apo për të punuar vetëm. Disa veprime të pamenduara mirë nga ju do të shkaktojnë mërzitje dhe acarim tek persona të caktuar. Bëni kujdes në lidhje me një çështje ligjore, e cila mund t’ju sjellë shumë probleme, nëse nuk veproni siç duhet.

Demi

Do të jeni në gjendje të balanconi disa situata, të cilat do t’ju vendosin mes dy zjarresh dhe në të njëjtën kohë do të arrini të nxirrni përfitimet që ju dëshironi në çdo aspekt, nga të dyja situatat. Do të keni gjithë kohën që ju duhet për të organizuar një surprizë apo për të menduar më gjatë në lidhje me një problem të caktuar. Edhe pse do të keni vështirësi të shumta në realizimin e disa objektivave, sot do t’ia dilni me sukses.

Binjakët

Do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja komunikuese në disa situata të caktuara gjatë kësaj dite dhe keni për ‘ia dalë me sukses nëse do t’ju duhet t’i mbushni mendjen disa personave. Do të argëtoheni pa masë gjatë kësaj dite dhe në të njëjtën kohë do të jeni të aftë të krijoni lidhje e marrëdhënie të tjera miqësore. Do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe e mbushur me surpriza për ty.

Gaforrja

Duhet të përfitoni nga disa situata sot dhe të tregoheni shumë të vëmendshëm për disa detaje, të cilat do të jenë çelësi i suksesit për ju. Do të mund të kombinoni teorinë me praktikën dhe do të keni rezultat pozitiv në lidhje me një çështje pune. Tregoni anën romantike me partnerin dhe mos u bëni kokëfortë. Përgjithësisht do të jetë një dit pozitive.

Luani

Do të arrini të përmbushni synimet tuaja në rast se tregoni fleksibilitet, finesë intelektuale, nëse tregoheni symprehtë dhe nëse dini të jepni zgjidhje të shpejta ndaj disa problemeve. Dot arrini tu hyni shumë kollaj në zemër disa personave. Bisedoni me të tjerët pa ndonjë problem në lidhje me qëllimet tuaja dhe synimet që i keni vënë vetes. Tregohuni ambiciozë dhe do të keni çdo gjë që dëshironi në dorën tuaj.

Virgjëresha

Aftësitë tuaja intelektuale dhe në punë po rriten me shpejtësi, por kjo gjë nuk mund t thuhet në lidhje me partnerin. Mos u habisni kur ai/ajo të hedhë pas krahëve gjithë mundimin dhe punët tuaja. Megjithatë, nëse e dini se çfarë doni dhe se çfarë bën për ju, tregoni vendosmëri dhe realizoni ato që keni në mendje.

Peshorja

Bëni mirë të tregoheni bashkëpunues me partnerin në rast se bashkë keni vendosur se duhet të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj. Mos u tregoni të lëkundur por matini mirë hapat që do të hidhni. Do të ndieni se ndjenjat dhe emocionet tuaja në lidhje me partnerin do të rriten brenda pak kohe. Mundohuni të ulni tonet në rast se ka gjëra që nuk ju pëlqejnë.

Akrepi

Jeta juaj private dot jetë shumë e mbushur me plane dhe aktivitete gjatë kësaj dite. Do të dridheni nga emocionet sapo të shikoni një person dhe në të njëjtën kohë do të keni dëshirë të veproni, por duhet të mateni mirë nëse është momenti i duhur për të ndërmarrë disa veprime të pamenduara. Do të merrni disa surpriza që nuk i prisni aspak sot.

Shigjetari

Do të largoni nga vetja çdo ndjenjë faji dhe njëkohësisht do të ndiheni të kënaqur me veten. Do të duhet të ndihmoni prindërit dhe partnerin në disa punë të veçanta, në rast se ata do të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Nëse keni mendime të ndryshme nga të tjerët mos u frikësoni ti thoni ato dhe të diskutoni lirshëm.

Bricjapi

Do të tregoheni shumë të ëmbël dhe pasionantë gjatë kësaj dite. Do të keni dëshirën për të bërë disa udhëtime të shkurtra, të cilat do t’ju sjellin në humor. Kjo është një ditë shumë e mirë për tu argëtuar me personat që i keni pranë zemrës, ndaj mos u mendoni dy herë nëse ju duhet të ndërmerrni iniciativa jashtë çdo plani.

Ujori

Mos u ndieni si të zënë në kurth gjatë kësaj dite. Nuk është e nevojshme të merrni masa drastike për të ndryshuar situatën në të cilën ndodheni. Intuita juaj do të dijë të dallojë më së miri se cilat janë situatat në të cilat duhet të veproni dhe të mbroheni nga kundërshtarët, nëse do të jetë e nevojshme. Do të keni sukses nëse vendosni të blini diçka të caktuar.

Peshqit

Do të keni nevojë për vëmendje nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe njëkohësisht do të ndiheni disa të lodhur. Yjet ju sugjerojnë të merrni një ditë pushim nga puna dhe të përjetoni momente të gëzuara pranë familjarëve e personave të zemrës. Në fund të ditës fati do t’ju buzëqeshë dhe një lajm i mirë do t’ju vijë kur nuk e mendoni. /noa/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close