Gjermani, elefanti del nga cirku dhe mbyt një person

Elefanti i cili këtë mëngjes u largua nga një cirk në Gjermani ka vrarë një person, transmeton Anadolu Agency (AA).

Është konfirmuar edhe nga policia se elefanti i cili ka dalë nga cirku në jugperendim të Gjermanisë ka vrarë një person.

Theksohet se 67-vjeçari u sulmua deri sa vraponte në pyll. Siç theksojnë zyrtarët gjermanë, incidenti ka ndodhur të shtunën herët në mëngjes.

Elefanti, 34 vjeç, të cilin e thërrasin “Baby”, u kap pas aksidentit dhe u kthye në cirk.

Policia po heton mundësinë që dikush e ka liruar elefantin nga cirku edhe pse kafsha ka vepruar në mënyrë agresive ndaj viktimës.

Lajme të ngjashme

Back to top button