SHBA: Sulm me armë në selinë e policisë Dallas

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Drejtorinë e Policisë së Dallasit në Teksas.
Sipas shefit të policisë vendase, David Brown, ka qenë një person i vetëm që ka hapur zjarr ndaj selisë së policisë, e më pas është larguar me një furgon të blinduar.
Nga të dhënat e para rezulton se dhjetëra policë janë vënë në ndjekje të furgonit, i cili ka qëndruar në një park makinash.
Jashtë ambienteve të stacionit të policisë është gjetur një çantë e braktisur që përmbante eksplozivë dhe fitil bombash.
Po sipas Brown, dëshmitarët e parë thonë se në ngjarje janë të përfshirë edhe 4 persona të tjerë.
Të shtënat janë drejtuar nga dritaret e selisë së policisë dhe kundër agjenteve, të cilët ndodheshin jashtë zyrave. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur viktima e të plagosur.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.