Tsipras: Greqia është e gatshme për “kompromis të vështirë” me kreditorët

Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha se Athina zyratre është e gatshme për “kompromis të vështirë” me kreditorët ndërkombëtarë për të arritur marrëveshje mes palëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat greke theksojnë se kjo nënkupton që Greqia do të bëjë lëshime të reja. Tsipras dje vuri në dukje se objektivi kryesor është që Athina të zgjidhë krizën ekonomike.

“Nëse ne arrijmë një marrëveshje të mundshme, edhe në qoftë se ajo është një kompromis i vështirë, ne do të pranojmë këtë sfidë, sepse ky është kriteri ynë i vetëm për të dal nga kriza”, tha Kryeministri grek. Greqia sot ka dërguar një ekip të zyrtarëve të lartë të saj në Bruksel në përpjekje për të arritur marrëveshje që do t’i mundësonte Athinës shlyerjen e borxhit.

Qeveria greke shpreson të arrijë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë në takimin e ardhshëm të ministrave të financave të Eurozonës që do të mbahet më 18 qershor.

Negociatorët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) këtë javë u largua nga negociatat në Bruksel, për shkak të moslëshimit të qeverisë greke. Greqia ka nevojë për mbështetje financiare nga kreditorët deri në fund të muajit, sepse ajo duhet të paguajë 1.6 miliard euro FMN-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button