Shkup, do të shënohet 100 vjetori i ndarjes nga jeta të Rilindasit, Josif Bageri

Shoqata Joqeveritare Josif Bageri dhe Fondacioni Josif Bageri pranë Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, nën përkujdesjen e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, do të shënojë 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Rilindasit tonë nga Reka e Dibrës, Josif Bageri.

Manifestimi “Përkujtojmë Josif Bagerin” mbahet të hënën, më 15 qershor 2015, me fillim në ora 13:00 në hotelin Holiday Inn në Shkup ndërsa pjesëmarrja për qytetarët është e lirë.

Josif Bageri lindi më 1870 në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme që asokohë ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës ndërsa vdiq më 15 qershor të vitit 1915 në Prishtinë. Si i ri, emigroi në Sofje të Bulgarisë ku iu bashkangjitët lëvizjes kombëtare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button