Reportazhi i Euronews për Kumanovën: Konflikt ndëretnik apo intrigë politike? (VIDEO)

Rrjeti televiziv europian “Euronews” i rikthehet ngjarjeve dramatike të Kumanovës, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptarë dhe 8 policë të Maqedonisë.

Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes, “Euronews” hedh dyshime mbi shkaqet e saj. Sipas tij, në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë.

“Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se shërbimet sekrete maqedonase, apo elementë të këtyre shërbimeve ishin përfshirë në negocim, madje edhe në organizimin e gjithë asaj çka ndodhi”, thuhet në reportazh.

“Dhuna ndëretnike ka mbërthyer sërish Ballkanin pas përplasjes së fundit mes policisë dhe militantëve shqiptar në veri të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Të paktën 10 burra, disa prej tyre veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë kur policia filloi bastisjen e qytetit të Kumanovës, të afërsi të kufirit me Kosovën. Tetë policë vdiqën gjithashtu në operacionin e 9 majit”, vijon reportazhi.

Duke cituar shifrat zyrtare të qeverisë maqedonase, “Euronews” shkruan se, incidenti u shit si shkak i tensioneve ndëretnike midis shqiptarëve pakicë (edhe pse janë mbi 30%) dhe maqedonasve që përbëjnë shumicën.

“Tensionet ndëretnike midis pakicës shqiptare dhe komuniteteve shumicë jo shqiptare i cituan si shkak. Shqiptarët vendas janë ankuar gjatë se trajtohen si qytetarët të dorës së dytë nga shtetit. Por, shumë maqedonas besojnë se shkaku i vërtetë i incidentit më të rëndë në 14 vitet e fundit në rajon kanë të bëjnë më shumë me intrigat politike sesa me grindjet ndëretnike. Ata besojnë se qeveria e tyre, me skandalet e fundit, ka pasur dorë në provokimin e ngjarjes”, përfundon reportazhi i “Euronews”.

Lajme të ngjashme

Back to top button