Sa kohë shpenzoni duke naviguar në aplikacionet e smartfonit tuaj?

Smartfoni është bërë sot një pjesë e pandashme e të përditshmes sonë dhe si një mjet i rëndësishëm komunikimi por edhe argëtimi, ne shpezojmë shumë kohë duke u marrë me të.

Aplikacionet janë padyshim ato të cilat na harxhojnë kohën më të madhe. Sasia e kohës që përdoruesit shpënzojnë cdo muaj me aplikacionet e smartfonit të tyre ishte 37 orë e gjysmë në tremujorin e katërt të 2014, sipas firmës kërkimore Nielsen. Kjo shifër është 63% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë një vit më parë.

Ky studim është ilustrimi më i fundit që tregon se sa shumë kohë jemi duke shpenzuar mbi smartfonat tanë. Këto statistika mund të përdoren nga zhvilluesit e aplikacioneve dhe reklamuesit të cilët tani kanë shumë mënyra për ti tërhequr përdoruesit rreth aplikacioneve apo produkteve të tyre. Aplikacionet të cilat u marrin përdoruesve një kohë relativisht të gjatë janë kryesisht ato të argëtimit të cilat panë një rritje me 3% në përdorim.

Sigurisht që lojrat janë pika e fortë e smartfonëve për ata që duan të argëtohen. Të pyeturit e studimit raportuan se ata shpenzojnë mesatarisht 10 orë në muaj duke luajtur lojrat në smartfonin e tyre. Ky studim mori të dhëna dhe përsa i përket kombësisë dhe gjinisë. Afriko-amerikanët janë ata të cilët përdorin më shumë aplikacione në muaj dhe shpenzonin më shumë kohë në to, respektivisht 30.3 aplikacione dhe 43 orë. Ndërsa të bardhët shpenzojnë 35 orë dhe 25 minuta në muaj. Neilsen zbuloi gjithashtu se janë meshkujt ata që përdorin më shumë aplikacione se femrat, por femrat shpenzojnë më shumë kohë mbi to. Po ju a bini dakort me këto përfundime? A jeni tepër i dhënë pas aplikacioneve?/pca/

Lajme të ngjashme

Back to top button