fbpx

PLD: Gruevski dhe familja e tij janë pengesa e vetme për tejkalimin e krizës

Partia liberal demokratike me një vëmendje dhe shqetësim po e përcjell procesin bisedues për daljen nga kriza politike me të cilën po përballet Maqedonia.

Pas mos suksesit të bisedimeve, ashtu si thonë nga partia, është tërësisht e qartë se Gruevski dhe familja e tij janë pengesa e vetme për tejkalimin e krizës dhe kthimin e lirisë dhe demokracisë në vend.
“Ai është fajtori i vetëm për kthimin mbrapa të shtetit në procesin euro integrues dhe humbjen eventuale të sugjerimit për nisjen e bisedimeve me BE-në.
Qëndrimi i jonë është kategorik, Gruevski si krijues i krizës është problemi kryesor për shkak të së cilit nuk mund të gjendet zgjidhje për situatën.
Në të njëjtën kohë reagojmë ashpër edhe ndaj sjelljes së një pjese të diplomatëve evropian, gjegjësisht burokrat, qëndrimet e të cilëve korrespondojnë me principet themelore evropiane të sundimit të së drejtës dhe demokracisë”, informuan nga PLD.
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close