Blick: Shaqiri në lidhje me gazetaren shqiptare?

Mediumi më i madh zvicëran në internet, Blick, ka raportuar se Xherdan Shaqiri është në lidhje me prezantuesen shqiptare, Ilda Bejleri.

Blick shkruan se Xherdan Shaqiri mund të jetë në lidhje dashurie me atë që zvicëranët e konsiderojnë super bombën nga Shqipëria, Ilda Bejleri.

Ishte Ilda ajo që realizoi një intervistë me Shaqirin në Milano pak kohë më parë, kurse Blick ka hedhur dyshime se ata mund të jenë në një lidhje.

“Ajo është një gazetare e një televizioni të sportit në Shqipëri. Ajo bëri një intervistë me mua”, potencoi Shaqiri i pyetur për Ildën nga portali zvicëran.

Ndryshe edhe Iker Casillas, portieri i Real Madridit, ka një lidhje me një gazetare – të famshmen Sara Carbonero.

Lajme të ngjashme

Back to top button