“Lustrimi në Maqedoni shërben për ti ‘nxirë’ kritikuesit e Qeverisë’

Në vend që të lustrohen personat që aktualisht janë kandidat për funksionarë shtetërore, në Maqedoni kanë filluar të lustrohen persona të vdekur, gazetarë, persona nga sektori joqeveritar, profesorë, ndërsa rasti i parë ishte i Gjykatës kushtetuese-institucioni i cili po konteston shumë vendime të rëndësishme të kësaj qeverie qe nuk ishin në pajtueshmëri me Kushtetutën, transmeton zhurnal.mk.

Sipas gjykatësit Trendafil Ivanovski i cili mori pjesë në debatin e organizuar në Kampin e Lirisë para Qeverisë,  procesi i lustrimit në vend që të zbardh rastet, është bërë një njollë e zezë për shoqërinë në Maqedoni.

“Ky proces i menduar si kontrollim, ndriçim, në realizimin e saj në Maqedoni u bë proces i kastrimit të mendjes publike, proces degradimi, satanizimi dhe gjëra tjera. Ky proces jo vetëm se është i vonuar thuajse dy dekada, por edhe kur nisi u bë në formë jo ligjore“, deklaroi ndërmjet tjerash Ivanovski,

Lajme të ngjashme

Back to top button