Takim i Zaevit me kryeministrin e Suedisë Stefan Lofven

Në kuadër të Kongresit të PSE­së që mbahet në Budapest, Hungari, kryetari i LSDM­së Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska sot u takua edhe me kryeministrin e Suedisë Stefan Lofven.

Siç kumtoi LSDM­ja, në takim është diskutuar për situatën aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe për mundësimitë për vazhdimin e bisedimeve për të zgjidhur krizën politike të vendit me anë të negociatave.

Kryetari i LSDM­së Zoran Zaev i ka theksuar pozicionet kryesore të LSDM­së dhe propozimet “Republika e Maqedonisë t’i kthejë vlerat demokratike, në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit”, për të cilat ka mirëkuptim të plotë dhe mbështetje të fortë nga social demokratët suedez.

Zaev dhe Shekerinska sot morën pjesë edhe në takimin e liderëve ku morin pjesë edhe kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, së bashku me krerët e disa partive simotra në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button