Janë zhdukur një adoleshente nga Shkupi dhe një grua nga Prilepi

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dy persona janë paraqitur si të zhdukur. Të enjten rreth orës 10:00, një vajzë 15 vjeçare nga Shkupi ka dalë dhe nuk është kthyer në shtëpi me ç’rast nëna A.A. (41) e ka paraqitur rastin në stacionin policor Bit Pazar.

Dje paradite, megjithatë, rreth orës nëntë në stacionin policor Prilep, V.T. (32) ka paraqitur se më 11 qershor rreth orës 18:00 me paralajmërim se do të shkojë për shëtitje, V.T. (50) ka dalë nga shtëpia dhe deri në momentin e paraqitjes nuk është kthyer. Po ndërmerren masa për gjetjen e vajzës nga Shkupi dhe të gruas nga Prilepi.

Lajme të ngjashme

Back to top button