Filloi riasfaltimi i sipërfaqes rrugore në rrugën “Beliçica”

Duke filluar nga dita e premte, nga qarkoret afër njësitit të zjarrfikësve në Gostivar, kanë filluar punimet për riasfaltimin e rrugës përreth qendrës tregtare “City Center” dhe duke vazhduar nga rruga “Beliçica” deri te ura e lumit “Vardar”.

Punimet janë ndjekur nga afër nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z.Bashkim Hasani, shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, z.Pajtim Saiti, shefi i Sektorit për Urbanizëm, z.Jeton Salija si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Komonale, z.Memedali Xhaferi.

Filloi riasfaltimi i sipërfaqes rrugore nga Njësiti i Zjarrfikësve deri tek ura e lumit “Vardar” në rrugën “Beliçica” (3)

“Praktika e arnimit të rrugëve do të ndërpritet, do të shkohet me riasfaltimin e tërësishëm të rrugëve të dëmtuara si një zgjidhje afatgjate dhe me standarde që aplikohen në shtetet e Bashkimit Evropian”, kështu u shpreh para mediumeve, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta.

“Kemi premtuar shumë gjëra dhe punët na ecin nga e mbara. Kërkesa e shumicës së qytetarëve është sanimi i rrugëve të dëmtuara dhe arnimi i gropave goditëse. Me herët është munduar që problemi të zgjidhet parcialisht me arnimin e tyre, por kjo nuk ka qenë zgjedhje efikase dhe afatgjate. Vendosëm që më t’i japim fund kësaj praktike, dhe kemi filluar nga kjo rrugë me rekostruimin e plotë të saj, duke hequr shtresën e vjetër të asfaltit dhe duke e riasfaltuar plotësisht me standarde që aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian. Do të kemi dy shtresa të asfaltimit, duke përfshi sipërfaqet përreth qendrës tregtare “City Center” dhe duke vazhduar në rrugën “Beliçica”, deri tek ura e Vardarit, dhe kështu do të vazhdojmë edhe në pjesët e tjera të qytetit. Punimet që do t’i bëjmë në brendinë e qytetit për rregullimin e rrugëve do të kushtojnë mbi 250 mijë euro. Me këtë investim, për një periudhë më të gjatë qytetarët e Gostivarit nuk do të kenë më vërejtje sa i përket sipërfaqeve rrugore, dhe nuk do shohin më bekatonka dhe arnime të rrugëve”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta.

Filloi riasfaltimi i sipërfaqes rrugore nga Njësiti i Zjarrfikësve deri tek ura e lumit “Vardar” në rrugën “Beliçica” (5)

Deri në përmbylljen e punimeve, kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Nevzat Bejta kërkoi mirëkuptim nga qytetarët, për shkak të aplikimit periodik të ndryshimit të regjimit në komunikacion si rezultat i zhvillimit të punimeve në terren.

Lajme të ngjashme

Back to top button