Ndërroi jetë edhe i riu i katërt që u aksidentua në Kumanovë

Ndërroi jetë 17 vjeçari Zejadin Isufi, i riu kumanovar që ishte lënduar rëndë në aksidentin e së martës në Kumanovë, ku jetën e humbën tre shokët e tij.

Kjo tragjedi mori jetën e tre të rinjve shqiptarë, të cilët pasditen e së martës derisa po shëtisnin me makinën e tipit “BMW”  pësuan aksidentin e rëndë, pasi makina e tyre humbi kontrollin dhe nga një urë në dalje të qytetit ka rënë në autostradën Kumanovë – Tabanoc, informon INA.

Makina është rrokullisur poshtë dhe se tashmë të katër të rinjtë kumanovarë kanë ndërruar jetë.  Zejadini ishte i vetmi që me plagë të rënda u shtrua në Klinikën e Shkupit, mirëpo edhe pas trajtimit intensiv mjekësor, ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Isuf Asani, Valon Maksuti dhe Egzon Shabani ishin gjimnazistët 17 dhe 18 vjeç që u shuan në këtë tragjedi të rëndë, që mbuloi me dhimbjen e madhe tërë Kumanovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button